LAJME
Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!
Lajmi ditës

“Gostivari e ngriti Taravarin, pse ai e braktisi qytetin dhe hesht për krizën e ujit?”

“Gostivari e ngriti Taravarin, pse ai e braktisi qytetin dhe hesht për krizën e ujit?”

Aktivist  Jasir Asani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me heshtjen e ish-kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, gjatë krizës së fundit me ujin e pijshëm në qytet.
Asani ngre pyetjen se përse Taravari, sipas tij, nuk ka reaguar publikisht për situatën dhe nuk i ka dalë në krah kryetarit aktual të Gostivarit, Valbon Limani.
„Gostivari i pari e ngriti Taravarin. Pse Taravari i pari e braktisi Gostivarin? Ku është Taravari? Pse e harroi Gostivarin, pse e la në baltë Valbon Limanin?”, shkruan Asani.
Ai pretendon se për disa javë Taravari nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me situatën, ndërsa mijëra qytetarë janë përballur me pasojat e ndotjes së ujit të pijshëm.
Asani kritikon gjithashtu heshtjen e Taravarit dhe të BDI-së, duke theksuar se, sipas tij, funksionarë të VLEN-it, përfshirë bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë qenë në terren gjatë krizës.
„Arben Taravari ua ka borxh një shpjegim qytetarëve!”, përfundon Asani.

Ndaj / Сподели