Lajmi ditës

Drejtori Valon Zeqiri publikon të dhëna për shitjen e pronave në Tetovë gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së

Drejtori Valon Zeqiri publikon të dhëna për shitjen e pronave në Tetovë gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së

Drejtori Valon Zeqiri ka publikuar një listë me pretendime për disa shitje pronash publike në Tetovë, që sipas tij janë realizuar gjatë kohës kur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka qenë në pushtet lokal, shkruan Tema.mk.


Sipas të dhënave të publikuara prej tij:
2019 – Shikellaku: 5,968 m² janë shitur për 29 mijë € (~5 €/m²), ndërsa vlera e pretenduar reale mbi 3.5 milion €
2012 – Teteksi: 227,619 m² për 1 milion € (<5 €/m²), vlera e pretenduar mbi 91 milion €
2010 – Edinstvo: 25,456 m² për 90 mijë € (~3.5 €/m²), vlera e pretenduar mbi 15 milion €
2015 – Interprometi: 3,000 m² në qendër të qytetit për 15 mijë € (5 €/m²), vlera e pretenduar mbi 3 milion €
2012 – Alumina: 24,947 m² për 120 mijë € (~5 €/m²), vlera e pretenduar mbi 7.4 milion €
2012 – Monopoli: 15,680 m² për 111 mijë € (7 €/m²), vlera e pretenduar mbi 12.5 milion €
Sipas përllogaritjeve të paraqitura në këtë publikim, humbja totale për buxhetin publik thuhet se kalon 130 milionë euro.
Zeqiri thekson se këto janë raste që duhet të hetohen dhe se “qytetarët e Tetovës i njohin përgjegjësit me emër e mbiemër”./Tema.mk/

https://www.facebook.com/share/1Pv2grKcmM

Ndaj / Сподели