LAJME
Darsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohenTemperatura të larta në të gjithë territorin e Maqedonisë, ja sa do të arrinë sotE rëndë, babai e qëllon me armë zjarri djalin e tijDarsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohenTemperatura të larta në të gjithë territorin e Maqedonisë, ja sa do të arrinë sotE rëndë, babai e qëllon me armë zjarri djalin e tij
Lajmi ditës

SHOKUESE! Çifti lë vetëm tre fëmijët në hotel për të festuar, foshnja 6-muajshe rezulton me kokainë…

SHOKUESE! Çifti lë vetëm tre fëmijët në hotel për të festuar, foshnja 6-muajshe rezulton me kokainë…

Një çift britanik është arrestuar në jug të Spanjës pasi dyshohet se braktisi tre fëmijët e mitur në një dhomë hoteli për të marrë pjesë në një festë, ndërsa një prej tyre, një foshnjë vetëm gjashtë muajshe, dyshohet se rezultoi pozitive për kokainë gjatë ekzaminimeve mjekësore.

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe spanjolle, autoritetet ndaluan një burrë 41-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare në zonën e Benalmadenës, pranë Malagës, me akuzën e braktisjes së fëmijëve.

Policia ndërhyri pasi tre të miturit, përkatësisht gjashtë muajsh, dy dhe katër vjeç, u gjetën të vetëm në dhomën e hotelit. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se kushtet në ambientet ku ndodheshin fëmijët ishin shqetësuese, ndërsa fëmija më i madh, vetëm katër vjeç, po përpiqej të kujdesej për dy të vegjlit.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fëmijët u dërguan në një spital pediatrik në Malaga për kontrolle mjekësore, ndërsa shërbimet sociale të Andaluzisë morën përkohësisht kujdestarinë e tyre. Policia spanjolle ka konfirmuar arrestimin e çiftit, por nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportimet që lidhen me rezultatin pozitiv të foshnjës për kokainë, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.

Prindërit pritet të dalin para gjykatës në orët e ardhshme, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tyre.

Ndaj / Сподели