LAJME
Kasami: Bogovina po ndryshonBastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuarKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreKasami: Bogovina po ndryshonBastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuarKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjore
Lajmi ditës

Kasami: Bogovina po ndryshon

Kasami: Bogovina po ndryshon

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka qëndruar në Bogovinë, ku së bashku me Izet Mexhitin kanë takuar Feti Abazin për të diskutuar mbi projektet e realizuara, ato që janë në proces dhe investimet e planifikuara për komunën.Në takim kanë marrë pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë, me të cilët është diskutuar për mundësitë e përshpejtimit të projekteve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se synimi është që projektet të marrin jetë sa më shpejt dhe të sjellin ndryshime konkrete në komunë.“Bashkë me ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, biseduam për mënyrat se si mund t’i përshpejtojmë këto projekte dhe si ta bëjmë bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal sa më konkret”, ka shkruar Kasami.

Ai ka vlerësuar se Bogovina po hyn në një fazë ndryshimesh, duke theksuar punën, projektet dhe investimet si drejtimet kryesore të angazhimit.“Bogovina po ndryshon. Po merr pamjen e një komune të VLEN-it: punë, projekte dhe investime. Kjo na karakterizon neve dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Kasami.

Ndaj / Сподели