anasjelltas. Ndaj më lejoni ta them qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbetet në sallën e pritjes së Bashkimit Evropian.
Pasi anëtarësimi në BE është e drejta jonë që e kemi fituar nëpërmjet viteve reforma, nëpërmjet vitesh sakrificash dhe pritjesh. Ballkani Perëndimor është Evropë. Detyra e të djathtës së qendrës në rajonin tonë është të realizojmë hyrjen në BE, jo si lypës por si partnerë të barabartë. Ne nuk duhet të tregohemi naivë, kemi armiq të përbashkët.
E majta në rajonin tonë, në Tiranë, në Shkup, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka nisur rrugën nga drejtësia sociale drejt korrupsionit, drejt kapjes së institucioneve, drejt vjedhjes së zgjedhjeve dhe shkatërrimit të medias së lirë.
Ka krijuar një sistem abuzimi dhe ky sistem duhet të rrëzohet. Demokratët e Shqipërisë e dinë se çfarë do të thotë të jesh në opozitë, nën presion. Partia jonë e di se çfarë do të thotë të jesh në opozitë, nën presion. Por ne duruam dhe fituam.
Dhe me besim të plotë them se edhe ju do të fitoni. E vërteta, modernizimi, fitorja janë ato të cilat vijnë më pas. Vetëm kjo është formula. Partia jonë mbështet Partinë Demokratike, jo vetëm sot në këtë ceremoni, por çdo ditë. Gjatë çdo përpjekjeje, në çdo tavolinë evropiane ku e ardhmja jonë e përbashkët vendoset. Edhe një herë në emër të partisë dhe në emër të kryetarit të saj dhe të kryeministrit, ju uroj suksese dhe mbi të gjitha, fitore. Faleminderit.
