Kronika e zezë

Arrestime masive në Maqedoni: 11 persona përfundojnë në pranga

Arrestime masive në Maqedoni: 11 persona përfundojnë në pranga

Gjatë datave 5 dhe 6 korrik 2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar M.T. (37), Z.T. (25), I.D. (31), B.J. (20), M.G. (20) nga Shkupi, Sh.B. (33) nga fshati Inxhikovë dhe E.N. (25) nga fshati Kondovë, pasi gjatë kontrollit te ta janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur, substancë e bardhë në formë gungash dhe marihuanë.

Më 6 korrik 2026, rreth orës 02:40, në rrugën “101” në Gostivar, pranë një pompe karburanti, policia arrestoi L.Ç. (18) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua marihuanë.

Më 5 korrik 2026, në ora 14:15, SPB Shkup u njoftua nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës, se rreth orës 12:15, gjatë një kontrolli të kryer ndaj të dënuarit S.M. (32) nga Shtipi, gjatë kohës së vizitës, janë gjetur dhe sekuestruar tableta.

Po atë ditë, në ora 17:25, në rrugën “Tepsija” në Manastir, policia arrestoi B.B. (20) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.

Gjithashtu, më 5 korrik 2026, në vendin e njohur si Liqeni Artificial në Prilep, policia arrestoi Sh.O. (41), shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Prilep, dhe F.I. (27) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Mercedes” me targa të Prilepit, në të cilin ndodheshin të dy personat, u gjet një substancë pluhur.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Ndaj / Сподели