LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Gjashtë persona të arrestuar pas të shtënave në një dasmë në Dobërdoll, policia gjen armë dhe municion

Gjashtë persona të arrestuar pas të shtënave në një dasmë në Dobërdoll, policia gjen armë dhe municion

Sot (01.08.2026), zyrtarët policorë të SPB Tetovë, lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqeshin të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Dobërdoll të Gostivarit, kanë kryer bastisje në disa lokacione. Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa një person është ftuar për bisedë zyrtare. Në bastisje janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.
Në ora 18:00 është kryer bastisje te I.S. (21) nga Dobërdolli, ndërsa në ora 18:05 edhe te A.I. (30), ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi. Në të njëjtën kohë është kryer kontroll edhe te I.B. (25) nga i njëjti fshat.
Në ora 18:15 është bastisur shtëpia e B.A. në Dobërdoll, ku janë gjetur 30 fishekë për pistoletë gazi, ndërsa në oborr janë gjetur 27 gëzhoja të shkrepura nga pistoletë gazi dhe një fishek për armë gjahu. Janë arrestuar B.A. (46) dhe djali i tij M.A. (21).
Më pas, në ora 18:25 është kryer bastisje te T.M. (26), ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë, një pushkë gjahu me shtatë fishekë dhe një pistoletë gazi. Pas kësaj ai është arrestuar, ndërsa S.M. është ftuar për bisedë zyrtare.
Të gjithë personat janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Ndaj / Сподели