Sot (24.05.2026) në orën 06:30, në rajonin e Kumanovë – Këriva Pallankë, policia ka ndaluar një autobus “Mercedes” me targa të Kosovës gjatë një kontrolli të rregullt nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut:
Autobusi drejtohej nga një shtetas i Turqisë (H.U.)
Një shtetas i Kosovës (N.C.), i cili ishte udhëheqës i grupit turistik, gjatë kontrollit ka paraqitur një dokument identifikimi ku brenda është gjetur një kartëmonedhë prej 50 euro
Policia njofton se N.C. është privuar nga liria për veprën penale “dhënie ryshfeti” sipas nenit 358 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe është dërguar në stacionin policor në Këriva Pallankë.
Lajmi ditës
Privohet nga liria udhëheqësi i autobusit, shtetas i Kosovës, për “dhënie ryshfeti” në Maqedoni
