Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se lufta nuk ka përfunduar ende dhe theksoi se vendi i tij duhet të vazhdojë të qëndrojë vigjilent. Netanyahu i bëri këto komente gjatë një konference për media të mbajtur në Jerusalem. Ai u shpreh se, megjithëse “Izraeli është shpëtuar nga asgjësimi i plotë, prapë lufta s’ka mbaruar”.
“Duhet të jemi vigjilentë dhe të mbrojmë veten aq sa është e nevojshme”, tha Netanyahu, raporton “BBC”.
Më tej, kryeministri izraelit deklaroi se Izraeli “do të mbetet në zonën e sigurisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Izraeli është më i fortë se kurrë dhe boshti iranian i së keqes është më i dobët se kurrë”, shtoi ai.
Netanyahu tha gjithashtu se ka raste kur ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ndajnë të njëjtat qëndrime për çdo çështje, por nënvizoi se do të vazhdojë të mbrojë interesat e Izraelit.
