LAJME
Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikDubai shpërblen banorët që sjellin turistëPërleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarinMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikDubai shpërblen banorët që sjellin turistëPërleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarin
Lajmi ditës

A do të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Ja çfarë thonë nga partia e tij!

A do të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Ja çfarë thonë nga partia e tij!

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta.

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.
Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk.

Ndryshe, në një paraqitje në “TV24”, Mexhiti tha se dera për Selën është hapur dhe se po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tij të mundshme në shumicën qeveritare.

“Ekziston një mundësi që Ziadin Sela të bashkohet me Qeverinë. Dera është hapur, ne komunikojmë në nivele të ndryshme”, tha ai./Lideri

Ndaj / Сподели