Lajmi ditës

“Ky nuk është fundi”, Netanyahu këmbëngul se nuk ka mbaruar lufta me Iranin

“Ky nuk është fundi”, Netanyahu këmbëngul se nuk ka mbaruar lufta me Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua kombit duke deklaruar se “së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme”.

Ai shtoi se, para çdo gjëje tjetër, dëshiron të “përkul kokën” para izraelitëve që kanë humbur jetën në këtë konflikt deri më tani.

“Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli më i fortë se kurrë – kjo është e vërteta. Ky nuk është fundi i fushatës. Irani hyn në këto negociata i mundur dhe më i dobët se kurrë”, theksoi Netanyahu. “President Trump, miku im i dashur Donald, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, shtoi ai.

Sipas Netanyahu, SHBA dhe Izraeli po “ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”, ndërsa regjimi iranian është kthyer pas “për dekada”.

Ndaj / Сподели