Policia e Tetovës ka arrestuar një 36-vjeçar nga Tetova, pasi dyshohet se ka ushtruar sjellje agresive dhe ka kërcënuar prindërit e tij në oborrin e shtëpisë familjare.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 23 qershor 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “108”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria P.A. (36), duke vepruar pas një denoncimi të bërë nga babai i tij 60-vjeçar.
Sipas kallëzimit, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive në oborrin e shtëpisë, ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj babait dhe bashkëshortes së tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajmi ditës
Tetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policia
