Ministria e Punëve të Brendshme do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë nga puna, pas rastit të përdorimit të tepruar të forcës fizike dhe lëndimit të dy të rinjve në Saraj, më 7 tetor.Rasti është trajtuar me angazhimin e zëvendësministrit shqiptar të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i cili ka kërkuar që ngjarja të shqyrtohet me seriozitet dhe të ndërmerren masa përkatëse ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.Nga MPB-ja njoftojnë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka ndërmarrë masa dhe veprime për zbardhjen e rastit.Pas verifikimeve, shqyrtimit të incizimeve të siguruara dhe marrjes së deklaratave nga dëshmitarët, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e punonjësve të policisë.Për këtë arsye, ndaj gjashtë policëve do të iniciohet procedurë disiplinore për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, ndërsa do të shqiptohet masa e suspendimit.Ndërkohë, lidhur me kallëzimet për ngjarjen, MPB-ja njofton se prokuroritë kompetente kanë dhënë urdhra për ekspertizë, mbi bazën e të cilëve po veprohet.Nga ministria bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të provave do të parashtrohen parashtresat përkatëse.
Lajmi ditës
MPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në Saraj
