Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme, pasi u arrit një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ulur tensionet që kishin tronditur tregjet globale të energjisë, shkruan Tema.mk
Një ndikim të madh në këtë zhvillim ka pasur edhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Rikthimi i qarkullimit normal në këtë rrugë strategjike ka zbutur frikën për ndërprerje të furnizimit global. Si rezultat, çmimi i naftës ka rënë në rreth 78.5 dollarë për fuçi, pas rritjeve të mëparshme të shkaktuara nga pasiguria gjeopolitike në rajon./Tema.mk/
