LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Katër persona arrestohen në Përshefcë, policia u gjen fantomka, thika dhe pendrek

Katër persona arrestohen në Përshefcë, policia u gjen fantomka, thika dhe pendrek

Më 17 korrik 2026, rreth orës 00:30, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Përshefcë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë ndaluar një automjet BMW me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.S. (19).
Në automjet ndodheshin edhe bashkëudhëtarët E.N. (19), N.S. (19) dhe një i mitur 14-vjeçar, të gjithë nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri kapela të zeza tip fantomkë, tri thika dhe një pendrek.
Të katër personat janë arrestuar dhe janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 80, paragrafi 1 të Ligjit për Armët.

Ndaj / Сподели