LAJME
Dy të rinj nga Tetova i bashkohen protestës në Shqipëri: “Na ka thirrur atdheuRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupDy të rinj nga Tetova i bashkohen protestës në Shqipëri: “Na ka thirrur atdheuRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në Shkup
Lajmi ditës

Mrekulli në Maqedoni: Gruaja 58-vjeçare shtatzënë me trenjakë

Mrekulli në Maqedoni: Gruaja 58-vjeçare shtatzënë me trenjakë

Mosha nuk e ndali dëshirën për t’u bërë nënë. Një grua 58-vjeçare ka mbetur shtatzënë me tre foshnja përmes procedurës së fertilizimit in vitro (IVF), në një rast që po cilësohet si i jashtëzakonshëm nga mjekët.
Lajmin e bëri të ditur pasditen e sotme prim. dr. Tashë Trpçevski, i cili theksoi se kur dëshira për të pasur një fëmijë është më e fortë se çdo sfidë, mjekësia dhe këmbëngulja mund të krijojnë histori të pabesueshme.

Kontrolli me ultratinguj ka konfirmuar një shtatzëni të trefishtë, ndërsa në fotografinë e publikuar shihet një pjesë nga komunikimi mes pacientes dhe dr. Trpçevskit.

Bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rrallë dhe kompleks, i cili kërkon monitorim të kujdesshëm dhe kujdes multidisiplinar të nivelit më të lartë gjatë gjithë shtatzënisë, shtoi dr. Tashë Trpçevski. Sipas tij, për shkak të moshës së pacientes dhe faktit se bëhet fjalë për një shtatzëni me tre foshnja, nevojitet mbikëqyrje e vazhdueshme nga specialistë të fushave të ndryshme për të siguruar ecurinë sa më të sigurt të shtatzënisë.

Ndaj / Сподели