LAJME
BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështetenBDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
Kronika e zezë

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i një 15-vjeçari nga rrethina e Tetovës, i cili u mor në bisedë informative nga policia nën dyshimin për kërcënime me bombë dhe sulm ndaj një shkolle të mesme, ka shkaktuar reagim të fortë nga familja e tij.

Në një reagim të dërguar në redaksinë e Flaka, halla e të miturit, juristja Lulzana Murati, mohon kategorikisht se bëhet fjalë për ndonjë kërcënim real. Sipas saj, rasti lidhet vetëm me një fotografi të publikuar nga i mituri në profilin e tij privat në Instagram, e cila – sipas familjes – është postuar “në formë shakaje” dhe ishte e dukshme vetëm për një rreth të ngushtë shokësh.

Murati thekson se armët që shihen në fotografi ndodhen në shtëpinë e familjes dhe janë legale, duke shtuar se ato nuk janë përdorur kurrë për ndonjë kërcënim apo veprim të paligjshëm.

Ajo shpreh shqetësim për mënyrën se si rasti është prezantuar publikisht, duke vlerësuar se është cenuar parimi i prezumimit të pafajësisë dhe janë rrezikuar të drejtat e një të mituri.

“Vetëm gjykata mund të përcaktojë nëse ekziston apo jo një vepër penale. Deri në një vendim gjyqësor, asnjë institucion nuk duhet të krijojë perceptim publik sikur faji tashmë është vërtetuar”, thekson Murati në reagimin e saj.

Ajo shton se trajtimi publik i një rasti që përfshin një të mitur duhet të bëhet me kujdes të veçantë dhe në përputhje me parimet e mbrojtjes së fëmijëve, pasi ekspozimi publik mund të ketë pasoja serioze psikologjike.

Në reagim kritikohet edhe mënyra e realizimit të bastisjes në shtëpinë e familjes, e cila sipas tyre ka qenë joproporcionale.

Sipas familjarëve, në aksion kanë marrë pjesë një numër i madh forcash të armatosura policore, gjë që – sipas tyre – ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te fëmijët dhe familjarët.

Familja thekson gjithashtu se 15-vjeçari është nxënës i sjellshëm dhe i suksesshëm në shkollë dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore.

Në fund të reagimit ngrihen edhe dyshime për një prapavijë të mundshme politike, duke u theksuar se familja ka lidhje me subjektin opozitar BDI, megjithëse për këtë pretendim nuk janë paraqitur prova publike./Flaka.com

Ndaj / Сподели