LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Azizi: Komandantët e harruan qëllimin e luftës pasi pushteti i dehu

Azizi: Komandantët e harruan qëllimin e luftës pasi pushteti i dehu

Adnan Azizi, deputet i VLEN-it, ka kritikuar ashpër bilancin e Marrëveshjes së Ohrit dhe trajtimin që, sipas tij, i është bërë këtij dokumenti në planin politik për më shumë se dy dekada.

Ai deklaroi se pasoja më e rëndë për luftën e vitit 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit nuk lidhet vetëm me faktin që shqiptarët nuk e arritën barazinë e plotë. Sipas Azizit, një kauzë që duhej të përmbyllej në vitin 2004 me realizimin e të drejtave u shndërrua në një zotim të përhershëm politik. Deputeti i VLEN-it tha se Marrëveshja e Ohrit ishte konceptuar si një proces që do t’i jepte fund konfliktit dhe do të mundësonte zbatimin e reformave brenda një periudhe të caktuar. Në këtë kuadër, sipas tij, përfshihej edhe demilitarizimi i UÇK-së, ndërsa përmbushja e detyrimeve të marrëveshjes duhej të zhvillohej paralelisht.

Azizi u shpreh se komandantët, pasi morën pushtetin, u dehën prej tij dhe humbën nga vëmendja arsyen për të cilën ishte zhvilluar lufta. Ai vlerësoi se, në vend që Marrëveshja e Ohrit të mbyllej si një kapitull ku të drejtat dhe barazia ishin realizuar, ajo u kthye në kapital politik të pashtershëm, të përdorur sa herë duhej arsyetuar qëndrimi në pushtet.

Këtë gjendje ai e ndërlidhi me më shumë se dy dekada qeverisjeje të BDI-së. Azizi theksoi se, edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, çështjet e saj themelore vazhdojnë të paraqiten ende si synime për të ardhmen.

Ndaj / Сподели