Policia ka arrestuar sot (06.06.2026) një 43-vjeçar nga fshati Shishevë i Shkupit, i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar lëndim në vesh.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 16:10, I.Sh. nga Shisheva ka raportuar se G.A. (43), së bashku me S.A., e kanë ndaluar në hyrje të fshatit. Gjatë incidentit, G.A. ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e veshit.
Pas denoncimit, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gjorçe Petrovit kanë ndërmarrë masa dhe e kanë privuar nga liria të dyshuarin.
Nga policia bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës kundër personave të përfshirë.
Lajmi ditës
Arrestohet 43-vjeçari nga Shkupi pasi qëlloi me armë ndaj një bashkëfshatari
