LAJME
Albulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në DobroshtAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në Dobrosht
Lajmi ditës

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari

Nuk kaluan as 24 orë dhe Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan në kuadër të një hetimi pas dyshimeve për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë.

Siç raportoi portali Lapsi.al, SPAK ka liruar llogaritë që e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Duke cituar burime, portali raportoi se lirimi i llogarive u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit.

Megjithatë, mësohet se SPAK vijon hetimet për çështjen e pronësisë së tokës. Sekuestrimin e llogarive të vëllezërve miliarderë nga Katari e kishte nënshkroi në emër të SPAK prokurori Altin Dumani. Më herët edhe kryeministri Rama i bëri një paralajmërim SPAK-ut që të mos bllokonte investitorët e huaj dhe që të vijonte hetimet për çështjet e pronësisë.

SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK. Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.

Ndaj / Сподели