LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Edi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!

Edi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!

Në ditën e dhjetë të protestave studentore, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur krizës që ka përfshirë vendin: shkarkimin e drejtorëve të institucioneve në varësi të ministrive, përfshirë të gjithë drejtuesit rajonalë.Sipas burimeve, Rama u ka kërkuar sot ministrave të nisin procesin e shkarkimit të të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive në varësi të tyre, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë rajonal. Nga kjo kërkesë përjashtohen vetëm dy sektorë, arsimi dhe shëndetësia.Udhëzimi u është komunikuar ministrave ndërkohë që kryeministri ndodhej në Budva, ku po merrte pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21–22 tetor 2026.Lëvizja vjen në një moment veçanërisht të tensionuar për qeverinë. Prej dhjetë ditësh, studentët dhe të rinjtë protestojnë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa përplasjet me policinë dhe akuzat për përdorim të tepruar të forcës kanë dominuar aktualitetin politik.Ende nuk dihet se kur do të nisë zbatimi i shkarkimeve dhe përse janë përjashtuar pikërisht arsimi dhe shëndetësia.Ndërsa në rrugë kërkohet përgjegjësi politike nga kreu i qeverisë, Rama e nis përgjigjen nga administrata. Në vend të përgjegjësisë në majën e pushtetit, duket se është zgjedhur një spastrim i gjerë i drejtuesve në varësi të ministrive.Përgjegjësia për krizën, të paktën sipas kësaj lëvizjeje, zbret nga zyra e kryeministrit te drejtorët qendrorë dhe rajonalë.

Ndaj / Сподели