Almakos mëson ekskluzivisht se kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta të shtetit.
Sipas informacioneve të Almakos, Haxhiu do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentarja kosovare pritet të zhvillojë takime edhe me personalitete të tjera, ndërsa vizita pritet të jetë një mundësi për të diskutuar çështje me interes të përbashkët dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
