Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit, në kuadër të aksioneve të koordinuara policore kundër posedimit dhe tregtisë së narkotikëve.
Pjesa më e madhe e arrestimeve janë realizuar në Shkup, ku policia ka kapur persona tek të cilët janë gjetur marihuanë, substancë pluhur dhe materie e bardhë në formë gungash. Të arrestuarit janë ndaluar në zonat e Bit Pazarit, Gazi Babës, Qendrës dhe Aerodromit.
Në Strumicë është privuar nga liria një 23-vjeçar, tek i cili fillimisht është gjetur marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të mëvonshëm në shtëpinë e tij janë zbuluar sasi shtesë të drogës. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacion policor.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale ndaj të dyshuarve.
Lajmi ditës
Aksion i madh policor: Tetë persona arrestohen për drogë në disa qytete të vendit
