Në SPB Tetovë gjatë mbrëmjes janë regjistruar dy raportime të ndërlidhura kundrejt personit V.R. (54) nga Tetova. Më konkretisht, më datë 29.05.2026 në ora 23:40, nëna e tij 78-vjeçare ka raportuar “kanosje të sigurisë gjatë dhunës në familje”, pasi në banesën familjare ai kishte thyer sende dhe sillej në mënyrë agresive.
Pa kaluar shumë kohë, më datë 30.05.2026 në ora 00:17, fqinja e tyre ka raportuar se më datë 29.05.2026 rreth orës 18:10, V.R. ka trokitur në derën e saj dhe me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime. Personi V.R., me asistencën e policisë dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Tetovë, është dërguar dhe hospitalizuar në një institucion përkatës shëndetësor në Shkup.
