Lajmi ditës

“Tërmeti në Shkup”, sizmologët: Mund të ketë pas goditje të tjera

“Tërmeti në Shkup”, sizmologët: Mund të ketë pas goditje të tjera

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Maqedoni, sipas të dhënave të shërbimeve sizmologjike.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa sipas raportimeve të publikuara nga mediat vendore, lëkundjet janë ndier në orën 17:41 sipas kohës lokale.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar. Sizmologët po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mundësinë e lëkundjeve pasuese.

Ndaj / Сподели