LAJME
Irani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptarIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar
Lajmi ditës

Fluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burg

Fluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burg

Dje në orën 18:20, në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë nyjës “Rafineria”, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Departamentit të Çështjeve të Trafikut kanë privuar nga liria 30-vjeçarin B.S. nga Republika e Serbisë.
Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor të kryer me radar, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Porsche” me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga B.S. Pas matjes së kryer, është konstatuar se shoferi po lëvizte me një shpejtësi prej 188 kilometra në orë, në një aks ku me shenjë komunikacioni shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë, njoftoi MPB.
Për shkak të kundërvajtjes së kryer, automjeti është sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar përbën një nga shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore, të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta.(INA)

Ndaj / Сподели