Lajmi ditës

Aksion i madh policor në Shkup, gjenden 100 qese marihuanë në burgun e Idrizovës

Aksion i madh policor në Shkup, gjenden 100 qese marihuanë në burgun e Idrizovës

Më 21.05.2026 në ora 09:40 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është raportuar se në ora 07:30, gjatë një kontrolli të ushtruar në institucion, janë gjetur dhe sekuestruar 100 qese me marihuanë.
​Lënda narkotike është marrë nga Njësiti për Tregti të Jashtëligjshme pranë SPB Shkup për procedurë të mëtejshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës

Ndaj / Сподели