Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 mbetet me të njëjtin çmim.
Sipas vendimit të ri për çmimet me pakicë të derivateve, EURODIZEL do të kushtojë 89,50 denarë për litër, që paraqet ulje prej 4 denarësh krahasuar me çmimin e deritanishëm.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë dhe do të shitet për 86,50 denarë për litër.
Në këto çmime duhet të llogaritet edhe zbritja që ofrohet nga shumica e pompave të benzinës në Maqedoni. Me këtë zbritje, një litër dizel do të kushtojë rreth 86,5 denarë, ndërsa një litër benzinë rreth 83 denarë.
Lajmi ditës
“Merrni frymë më lirshëm”, lirohet ndjeshëm çmimi i naftës nga mesnata në Maqedoni, ja sa do të kushtoj
