SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.M. (30) nga fshati Zhelinë, komuna e Zhelinës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjeje apo zënke”.
Sipas informacioneve, më 28.01.2026 në fshatin Dobërcë të Tetovës, i dyshuari ka drejtuar kërcënime me armë zjarri ndaj personit me iniciale A.Z. nga i njëjti fshat.
Autoritetet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Kronika e zezë
Kallëzim penal ndaj një 30-vjeçari nga Zhelina për kërcënim me armë zjarri – DETAJE
