Ndeshja mes Bashkimit 1947 dhe Vardarit, e cila po luhet në një fushë neutrale në Gostivar, pati një moment të pakëndshëm, pasi një person u dërgua urgjentisht në spital.
Bëhet fjalë për një tifoz të Bashkimit, i cili ra nga tribunat ku ndodhej grupi që po brohoriste për tifozët e Kumanovës.
Ndihma e parë mbërriti në fushë, ai u dërgua me urgjencë në spital. Nga Bashkimi thonë se djaloshi është në gjendje stabile.
