Lajmi ditës

Padi penale kundër një polici, ja PSE

Padi penale kundër një polici, ja PSE

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër zyrtarit policor B.T., për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “zbulim i sekretit zyrtar”.
Sipas MPB-së, i dyshuari, i punësuar në Zyrën e Jashtme për Punë Kriminalistike në Prilep, më 16 maj 2025, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe ushtrimit të autorizimeve policore lidhur me një vepër penale të raportuar, ka siguruar informacione që përbënin sekret zyrtar në një procedurë parahetimore.
Nga Ministria bëjnë të ditur se tri ditë më vonë, më 19 maj 2025, gjatë një komunikimi privat përmes një aplikacioni mobil, ai i ka ndarë këto informacione me avokatin mbrojtës të një personi të dyshuar në procedurë.

Ndaj / Сподели