LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Zilja nuk ra në 4 shkolla të Strugës! Migrimi e bën të veten

Zilja nuk ra në 4 shkolla të Strugës! Migrimi e bën të veten

Dikur, më 1 shtator, zërat e fëmijëve mbushnin oborret e shkollave. Sot, në katër fshatra të Strugës, ato zëra do të mungojnë përgjithmonë. Shkollat në Poumi, Zhepini, Bogoica dhe Nerezi mbyllin dyert, si pasojë e numrit gjithnjë e më të vogël të nxënësve.

Kjo është edhe një tjetër dëshmi e një realiteti që prej vitesh po zbraz fshatrat, të goditura nga migrimi dhe rënia e numrit të fëmijëve.
Nxënësit e paktë që deri dje mësonin në këto shkolla, nga sot do të duhet të vazhdojnë mësimin në shkollat e fshatrave përreth.

“Ndodhemi në Shkollën ‘Rexhep Fejza’ në fshatin Zhepin të Komunës së Strugës, sot jemi 1 shtator dhe në këtë shkollë dera nuk u hap pasi nxënësit nuk u paraqitën sepse kjo shkollë u mbyll nga ana e Ministrisë së Arsimit për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Zilja në këtë shkollë sot nuk ra, banorët dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle ndjehen të dëshpëruar sepse pas kaq shumë vitesh nuk ka asnjë zhurmë dhe nuk shihet asnjë fëmijë në oborrin e saj”, raporton Salije Sadiku, gazetare e TV21.

Ndaj / Сподели