Një vjedhje e rëndë mbrëmë ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur janë futur në një shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Siç njofton Tema.mk, shuma e vjedhur varion nga 25.000 deri më 30.000 euro. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim për të gjetur gjurmë të mbetur.
Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë rast dhe nuk ka dhënë detaje për ngjarjen. Fshati Sllatinë dhe fshatrat e komunës së Tearcës muajt e fundit kanë ndodhur disa vjedhje, madje nuk janë kursyer as objektet fetare.
Policia e Tearcës dhe ajo e Tetovës, nuk jep informacione në lidhje me vjedhjet dhe deri ku kanë arritur hetimet për rastet në fjalë./Tema.mk/
