Një patrullë policore që sot ka qenë në terren me radar në magjistralen Tetovë–Jazhincë, konkretisht në afërsi të fshatit Xhepçisht, ka mbetur në rrugë pasi veturës së policisë i është shfaqur një defekt.
Sipas informacioneve të lexuesve të Tema.mk, patrulla ka qenë duke kryer kontrolle me radar në këtë aks rrugor, por situata nuk ka shkuar sipas planit, pasi vetura e policisë është prishur.
Lexuesit e Tema.mk kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e policisë e ngarkuar në karrotrec, me sa duket për t’u larguar nga vendi.Nuk dihet ende se çfarë defekti ka pësuar vetura.
