LAJME
Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAhmeti pas takimit me Varnes: Në fokus zhvillimet politike dhe partneriteti me SHBA-nëGrubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!Imami Bekir Halimi ishte komandant në brigadën 113 “Ismet Jashari” në UÇK (DOKUMENT)Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAhmeti pas takimit me Varnes: Në fokus zhvillimet politike dhe partneriteti me SHBA-nëGrubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!Imami Bekir Halimi ishte komandant në brigadën 113 “Ismet Jashari” në UÇK (DOKUMENT)Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? 
Bota

Mediat iraniane: Lideri i ri Suprem është zgjedhur, çfarë pritet?

Mediat iraniane: Lideri i ri Suprem është zgjedhur, çfarë pritet?

Ahmad Alamolhoda, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, ka thënë se zgjedhjet për udhëheqësin e ardhshëm janë mbajtur dhe udhëheqësi është zgjedhur.

Ai ka thënë se tani gjithçka varet nga kreu i Sekretariatit të Asamblesë së Ekspertëve, Hosseini Bushehri, i cili aktualisht është përgjegjës për njoftimin publik të vendimit, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur lufta në Iran është futur në javën e dytë të saj dhe ushtria e izraelit ka paralajmëruar se do të shënjestrojë çdo pasardhës të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Ali Khamenei-t, është shfaqur në skenë si figura më e mundshme për të pasur të atin, i cili u vra në ditën e parë të luftës me SHBA-në dhe Izraelin.

Ndonëse emri i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, gjasat janë të mëdha që të jetë ai Lideri i zgjedhur Suprem i Iranit.

56-vjeçari nuk ka kandiduar kurrë për një detyrë zyrtare dhe as nuk i është nënshtruar një votimi publik, por për dekada ka qenë një figurë shumë me ndikim në rrethin e ngushtë të udhëheqësit suprem, duke mbajtur lidhje të forta me IRGC-në.

Në vitet e fundit, Mojtaba Khamenei është cilësuar gjithnjë e më shumë si një zëvendësues i mundshëm për të atin. Nëse ai ngjitet në pushtet, atëherë kjo do të ishte një shenjë se fraksione më të ashpra në establishmentin e Iranit do të mbajnë pushtetin dhe mund të tregojë se qeveria ka pak dëshirë të bjerë dakord për një marrëveshje ose negociata në afat të shkurtër.

Ndaj / Сподели