Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka publikuar një foto gjatë takimit të përbashkët me krerët e VLEN-it dhe kryeministrin Albin Kurti. Në takim, për dallim nga herat tjera ku pjesëmarrës ishte zëvendëskryeministri Fetai, me kryeministrin Kurti në takim ishte deputeti Ilir Demiri dhe deputetja Mimoza Musa.
“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, ka shkruar Kasami në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe për sot, jozyrtarisht ishte paralajmëruar se do të ndodh përfundimisht dakordimi mes krerëve të VLEN-it për të kaluar nga koalicioni në parti politike.
