Lajmi ditës

Mjeku Onkolog Faik Misimi që ndihmon çdo pacient të sëmurë nga sëmundjet e rënda

Mjeku Onkolog Faik Misimi që ndihmon çdo pacient të sëmurë nga sëmundjet e rënda


DR.FAIK MISIMI-MJEKU ONKOLOG QË BËN LUFTËN ME KANCERIN E ORGANEVE TË BARKUT(TRAKTIT GASTROINTENSTINAL)

Mjeku onkolog, specialisti Faik Misimi nga Tetova është një mjek i shkëlqyer që me profesionalizëm, përkushtim dhe mirësjellje trajton gjithë pacientët që janë të prekur nga kanceri në organet e barkut-( traktit gastro-intenstinal).

Ai gjithmon tregon dhimbje ndaj pacientit, tregon përkushtim dhe respekt me edukatën e tij familjare që ka dhe vlerat humane dhe fetare që i disponon.

Dr.Misimi është gjithmon për të ndihmuar të gjithë pacientët hallexhinj nga Maqedonia,të cilët për shkak të sëmundjes së rrënd duhet të trajtohen në Klinikë me terapi speciale onkologjike. Ai është nga fshati Sllatinë, komuna e Tearcës.

I shkolluar në universitetet dhe qendrat më të njohura të mjekësisë, dr. Misimi me vite shërben pacientët e prekur nga kanceri në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Spitalin shtetëror në Shkup.

Ai përvec se gëzon një autoritet të madh ndër mantelbardhët në Maqedoni, me modestin me te madhe gëzon respekt tek të gjithë pacientët që i ka trajtuar dhe familjet e tyre, të cilët kanë fjalët më të mëdha të mirënjohjes për fisnikërin e tij, edukatën e lartë dhe vlerat e jashtëzakonshme.
Autor: Rexhep Ademi

Ndaj / Сподели