Dy shtëpi në hyrje të fshatit Nerasht kanë qenë cak i hajnave gjatë ditëve të fundit, mëson Tema.mk. Sipas informacioneve, persona të panjohur kanë depërtuar në objektet shtëpie të mërgimtarëve. Ende nuk dihet saktësisht dëmi i shkaktuar, ndërsa rrethanat e rastit janë në hetim.
Ky nuk është rasti i vetëm i fundit në rajon. Vetëm disa ditë më parë, u raportuan edhe dy vjedhje në xhamitë e fshatit Sllatinë, çka ka rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë në këtë zonë. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e rasteve dhe identifikimin e autorëve./Tema.mk/
