Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj zyrtarit policor Z.R., pjesëtar i Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Çashkë, për dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas MPB-së, më 22 maj 2026, polici, gjatë një feste familjare në oborrin e shtëpisë së tij dhe në prani të një numri të madh mysafirësh, ka shtënë disa herë me armë zjarri, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e të pranishmëve.
Përveç kallëzimit penal të dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore, Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të iniciojë edhe procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.
Ndaj tij do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, si dhe do të shqiptohen masa të detyrueshme, përfshirë pezullimin nga detyra deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
https://www.facebook.com/share/v/1FmP2Jfac1
