Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.Kasami tha se bisedimet janë përqendruar edhe te marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal.“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti.Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal.
Lajmi ditës
Kasami dhe Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal
