LAJME
“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!
Lajmi ditës

“Rendi i vjetër botëror po shembet”, Erdogan paralajmëron kaos global: Nuk dihet se çfarë do të vijë

“Rendi i vjetër botëror po shembet”, Erdogan paralajmëron kaos global: Nuk dihet se çfarë do të vijë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të mërkurën se bota po përjeton një periudhë të thellë paqëndrueshmërie gjeopolitike, ndërsa rendi i vjetër ndërkombëtar po shembet dhe ende nuk dihet se çfarë do ta zëvendësojë atë.Sipas tij, prapa skenës diplomatike po zhvillohet një garë për pushtet shumë më e ashpër dhe shkatërruese nga ajo që pasqyrohet në mediat ndërkombëtare.“Jemi në mes të një procesi të trazuar, në të cilin askush nuk e di se çfarë do ta zëvendësojë rendin e vjetër botëror, ndërsa prapa skenës po zhvillohet një konkurrencë shumë më intensive dhe shkatërruese nga ajo që shohim në media”, deklaroi Erdogan gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.Si shembuj të kësaj paqëndrueshmërie, presidenti turk përmendi luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka shkaktuar humbje të rënda për të dyja palët, si dhe vendosjen e aeroplanmbajtëseve amerikane në Gjirin Persik, ku tensionet janë rritur sërish.Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë se rivaliteti ndërmjet fuqive të mëdha po hyn në një fazë të re, pasojat e së cilës mbeten të paparashikueshme.Një pjesë të rëndësishme të fjalimit Erdogan ia kushtoi situatës në Gaza, duke akuzuar Izraelin për vazhdimin e vrasjeve, atentateve, diskriminimit, izolimit dhe urisë së popullsisë palestineze. Ai paralajmëroi se afrimi i dimrit do t’i përkeqësojë edhe më shumë kushtet humanitare në enklavën palestineze.Presidenti turk e cilësoi Gazën si “kampin më të madh të përqendrimit në botë”, duke tërhequr vëmendjen te fëmijët që po përballen me të ftohtin pa strehim të përshtatshëm, ndërsa detyrohen të ecin nëpër ujë dhe baltë.

Ndaj / Сподели