Lajmi ditës

Rekonstruimi po afron: Cilët ministra varen në fije të perit?

Rekonstruimi po afron: Cilët ministra varen në fije të perit?

Sipas informacioneve jozyrtare të TV24, në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Hristijan Mickoski po përmenden ndryshime të mundshme në disa resorë ministrorë.

Sipas këtyre burimeve, seriozisht po shqyrtohet largimi i ministrit të Sportit, Borko Ristovski, dhe ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov.

Nuk përjashtohet as mundësia e shkëmbimit të resorëve. Sipas spekulimeve, Ministria e Shëndetësisë mund t’i kalojë kuadrove të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Fetai, mund të marrë një post tjetër qeveritar. Në këtë kontekst përmendet edhe emri i Azir Aliu.

Ndërkohë, sipas të njëjtave informacione, koalicioni VLEN mund të kërkojë edhe Ministrinë e Arsimit. Edhe pse Azir Aliu e mbijetoi interpelancën në Kuvend, emri i tij vazhdon të përmendet në kuadër të rokadave të mundshme qeveritare.

TV24 raporton gjithashtu se nuk do të ishte befasi nëse nga posti i ministrit të Bujqësisë largohet edhe Cvetan Tripunovski, me arsyetimin e përmendur të shkaqeve personale.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për informacione jozyrtare, ndërsa vendimi përfundimtar për një rindërtim të mundshëm të Qeverisë ende nuk është marrë.

Ndaj / Сподели