Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka qëndruar sonte në Bërvenicë, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatin Stojanço Radiçevski, duke kërkuar mbështetje për numrin 1.Mickoski ka deklaruar se zgjedhjet në Bërvenicë nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por edhe një mesazh për drejtimin në të cilin duhet të ecë shteti. Ai ka kritikuar kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për fyerje, arrogancë dhe mungesë të projekteve konkrete.Duke komentuar vizitën e një dite më parë të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, në Bërvenicë, Mickoski tha se, sipas tij, kundërshtarët nuk prezantuan programe dhe projekte, por u fokusuan në akuza dhe fyerje.“Zgjedhja në këto zgjedhje për Bërvenicën është mes një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një zgjedhjeje që do ta ndajë Bërvenicën”, ka deklaruar Mickoski.Ai theksoi se komuna meriton paqe, përparim dhe dinjitet, duke shtuar se e ardhmja duhet të ndërtohet përmes punës dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.Në fund, Mickoski u bëri thirrje banorëve që të dalin masivisht të dielën në votime dhe të rrethojnë numrin 1, duke theksuar se synimi është që të mos lejohet rikthimi i LSDM-së në pushtet.“Bërvenica është një dhe fuqinë për të ecur përpara e ka te të gjithë ju”, përfundoi Mickoski mesazhin e tij./Tema.mk/
Lajmi ditës
Mickoski nga Bërvenica: Të dielën votoni masivisht për Stojanço Radiçevskin!
