Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Rrugën e Plastikave ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda nga përplasja me një veturë. Në pamjet tronditëse që kanë vërshuar rrjetet sociale shihet se motoçikleta e cila ka qenë e drejtuar nga i riu pas përplasjes është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa dëmtime të mëdha ka pësuar edhe vetura. Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një motoçikletë e dytë, megjithatë shoferi nuk ka pësuar lëndime serioze.
Më 29.05.2026 në ora 22:21 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga bulevardi “Nikolla Karev” dhe rruga “Pohor Pçinski” në Shkup ka ndodhur aksident mes një automjeti “Audi A4” me targa të Shkupit e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbeg i Shkupit, një motoçikletë “BMV” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.F. nga Shkupi dhe një motoçikletë “Honda HDV” me targa të Shkupit e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi. Në aksident me lëndime të rënda trupore ka marrë M.F. të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku më vonë ka ndërruar jetë, ndërsa nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
