Kosovë
Specialja thyen heshtjen pas ndryshimit të Ligjit: Nuk jemi konsultuar
Sinjali.com
07 Tetor 2026 14:13
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë deklaruar pas ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, të miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, ka thënë se institucioni nuk është konsultuar lidhur me ndryshimet, ndërsa për momentin nuk ka dhënë ndonjë koment tjetër rreth tyre.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle.
