Nesër pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) të publikojë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve, çmimi i dizelit ose do të pësojë një rritje të lehtë, ose do të mbetet në të njëjtin nivel si aktualisht. Ndërkohë, pritet që benzina të shënojë ulje. Vendimi zyrtar nga KRRE pritet të bëhet publik gjatë ditës së nesërme./Tema.mk/
