LAJME
Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmëMiliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë
Lajmi ditës

Ndalohet lëvizja në male nga 1 korriku, nëse dilni pa leje, ja sa do të gjobitni

Ndalohet lëvizja në male nga 1 korriku, nëse dilni pa leje, ja sa do të gjobitni

Nga 1 korriku deri më 31 gusht do të hyjë në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje dhe zonat pyjore në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e zjarreve pyjore gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar.
Sipas institucioneve kompetente, lëvizja nëpër pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim, të lëshuar nga njësitë rajonale të NP “Pyjet Kombëtare” ose nga parqet kombëtare, varësisht nga zona që administrojnë.
Kjo masë synon mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe uljen e rrezikut nga faktori njerëzor, i cili gjatë sezonit veror është një ndër shkaqet më të shpeshta të zjarreve në natyrë.

Për mosrespektimin e ndalesës janë paraparë gjoba të larta financiare. Personat fizikë që do të kapen në zonat pyjore pa leje do të përballen me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarë.
Autoritetet kompetente u bëjnë apel qytetarëve që ta respektojnë ndalesën dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e pyjeve dhe pasurive natyrore gjatë sezonit veror.

Ndaj / Сподели