Lajmi ditës

Punimet në rrethrrotullimin e Neproshtenit zvarriten, qytetarët të revoltuar nga kolonat e gjata

Punimet në rrethrrotullimin e Neproshtenit zvarriten, qytetarët të revoltuar nga kolonat e gjata

Punimet në rrethrrotullimin e Neproshtenit vazhdojnë të zvarriten, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët, të cilët çdo ditë përballen me kolona të gjata automjetesh dhe pritje të gjata në trafik, njofton Tema.mk

Banorët thonë se situata është bërë e padurueshme, pasi punimet po zgjasin më shumë se sa ishte paralajmëruar. Sipas tyre, vonesat po ndikojnë në lëvizjen e përditshme të qytetarëve, ndërsa mungesa e një përfundimi të shpejtë të projektit po shkakton frustrim të vazhdueshëm. Gjendja është rënduar edhe më shumë me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet verore, duke rritur ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor. Si pasojë, kolonat krijohen pothuajse gjatë gjithë ditës, veçanërisht në orët me fluks më të madh.

Ndryshe, afatet për përfundimin e punimeve në këtë rrugë janë shtyrë disa herë, ndërsa ende nuk ka një datë të qartë se kur projekti do të përfundojë plotësisht. Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që punimet të përshpejtohen dhe të jepet një afat i saktë për përfundimin e tyre, në mënyrë që të shmangen vështirësitë e mëtejshme në komunikacion./Tema.mk

Ndaj / Сподели