Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10. Viktima është shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në rrugë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
