LAJME
BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështetenBDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
Lajmi ditës

Rama për CNN Turk: Erdogani ka interes të madh për Ballkanin, samiti i liderëve varet nga ai

Rama për CNN Turk: Erdogani ka interes të madh për Ballkanin, samiti i liderëve varet nga ai

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për CNN Turk, ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit. Rama vlerësoi Samitin e NATO-s, duke theksuar se ai konfirmoi vendosmërinë e krahut evropian të aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve”,-u shpreh ai.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i treguar lanë përshtypje pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit. Duke folur për raportin me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Rama e cilësoi atë si një mik shumë të afërt dhe një partner strategjik për Shqipërinë.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik,” deklaroi Rama.

Ndaj / Сподели